Ballina Sport Griezmann: Kam qarë nga gëzimi kur i’u bashkova Barcelonës

Griezmann: Kam qarë nga gëzimi kur i’u bashkova Barcelonës

9
SHPËRNDAJE

Pas shumë e shumë negociatash Antoine Griezmann, arriti që të bëhej pjesë e skuadrës së Barcelonës.

Futbollisti francez në një intervistë për “Marca” tregoi se si ishte ndier në ato momente kur gjithçka u kompletua, dhe ai do të vishte fanellën e katalanasve.

“U ndjeva shumë mirë, pas gjithë atij stresi dhe presioni. Me zor po e prisja ta nisja këtë sfidë të re.

Lojtarët më kanë pritur shumë mirë. Jam duke e shijuar këtë moment dhe shpresoj se do të fitoj vetëbesim të mjaftueshëm, për të qenë vetvetja dhe për t’u kënaqur”, tha Griezmann.

Ai tregoi edhe momentin kur marrëveshja ishte finalizuar dhe ai ishte bërë lojtar i Barcelonës.

“E mora babain tim në telefon dhe fillova të qaja nga gëzimi, çdo gjë ishte kryer. Isha me miqtë, bashkëshorten dhe fëmijët e mi dhe ishte një moment i jashtëzakonshme”.

The post Griezmann: Kam qarë nga gëzimi kur i’u bashkova Barcelonës appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----