Ballina Sport Grezda flet për karantinën dhe Rangers-in dhe i dërgon një mesazh Rejës

Grezda flet për karantinën dhe Rangers-in dhe i dërgon një mesazh Rejës

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Eros Grezda ndihet plotësisht gati për t’u rikthyer në fushë, pavarësisht periudhës së izolimit për shkak të COVID-19. Na Kroaci futbolli rinis në fillim të qershorit.

Sulmuesi i Osijekut tregon për periudhën e vetizolimit, eksperiencën negative te Gllasgow Rangers në Skoci si edhe kombëtaren.

----

Grezda pret sërish një ftesë dhe thekson se nuk ka patur asnjë kontakt me trajnerin Reja që pas incidentit.

“Kam kaluar shumë mirë në karantinë dhe nuk jam mërzitur fare. Kam qenë i angazhuar me stërvitje dhe jam në formë shumë të mirë. Para se të vinte më e keqja nga koronavirusi, unë i kisha marrë masat për t’u stërvitur. Më pëlqen shumë Kroacia dhe përveç motit ka shumë gjëra të tjera të mira, ndihem shumë mirë këtu”tha Grezda në Supersport duke shtuar “Ne kemi filluar të hënën stërvitjen normale dhe ndeshja e parë do luhet më 31 maj me ndeshjet e Kupës dhe më 3 qershor do nisë kampionati. Nga klubi kemi disa rregulla strikte. Duhet të vijmë në stërvitje vetëm 10 minuta para dhe në dhomat e zhveshjes nuk mund të shkojmë për të bërë dush. Nuk na është ndaluar takimi me shokët”.

I pyetur nëse është penduar që kaloi te Rangers, ai u përgjigj: “Nuk jam bërë pishman për asgjë. Por Rangers është një klub shumë i madh, por kur më erdhi oferta nga ky klub isha i dëmtuar dhe nuk mund t’i thoja “jo”. Po shikoja disa ndeshje kur isha te Rangers. Atmosfera që krijohej atje është ndryshe nga çdo vend tjetër. Atje jetohet futbolli shumë. Për ne gjëja më e mirë është goli dhe na mungon shumë.”

Në fund, një mesazh për teknikun Edi Reja.

“Kombëtarja? Me Rejën nuk kam pasur asnjë kontakt pas atij incidenti. Gjithmonë jap maksimumin dhe më pas të shpresoj te grumbullimi. Rikthimi këtu më ka bërë shumë mirë, jam në një formë shumë të mirë. Nëse Reja më bën ftesë, atëherë do ta pranoja menjëherë”.

----- ----