Ballina Lajme nacionale Greva e punëtorëve, në Aeroport mbërrin njësia speciale

Greva e punëtorëve, në Aeroport mbërrin njësia speciale

12
SHPËRNDAJE

Punëtorët e Aeroportit kanë hyrë në ditën e tretë të grevës.

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë shkuar atje.

Policia është ftuar në aeroport shkaku i grevës dhe nëse mund të ketë tensionim të situatës të njëjtit janë të udhëzuar të veprojnë për të mbajtur rendin brenda objektit të aeroportit.

Punëtorët kanë hyrë në grevë pasi thonë se përpjekjet për të dialoguar me menaxhmentin rreth kërkesave të tyre deri më tash nuk kanë treguar rezultate.

Për grevën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka ndërhyrë edhe Ministria e Punëve të Brendshme. Kjo e fundit ka identifikuar 11 shkelje nga ANP-ja, për të cilat është kërkuar intervenim urgjent, në të kundërtën do të pezullohet aktiviteti i aeroportit. Ministri i brendshëm, Ekrem Mustafa, ka thënë për Express se aeroporti nuk është mbyllur.

E greva e punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë po vazhdon edhe sot, kjo pasi përpjekjet për të dialoguar me menaxhmentin rreth kërkesave të tyre, deri më tash nuk kanë treguar rezultate.

“Nëse në dy ditët e mëparshme kemi pasur grevë njëorëshe, respektivisht dyorëshe, sot greva do të zgjasë 6 orë. Ajo do të nisë në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 14:00.

Pesë kërkesat e tyre kyçe të punëtorëve karshi menaxhmentit të Aeroportit të Prishtinës janë kompensimi dhe benefitet për rrezikshmërinë, të eliminohen dallimet në pagesë në rastet ku punëtorët kanë detyrat dhe përshkrimin e njëjtë të punës, orët e njëjta të punës duke ngritur pagat e ulëta në nivelin e barabartë me kolegët, pagesën për përvojë të punës, orët e punës gjatë vikendit të paguhen, si dhe pagesa e shujtës”.

Në dy ditët e mëparshme, greva ka shkaktuar vonesa dhe tollovi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke bërë që shumë fluturime të shtyhen.

-----