Ballina Lajme Bota/Rajoni Greta Thunberg, adoleshentja që po mbjell farën për botën pas pandemisë

Greta Thunberg, adoleshentja që po mbjell farën për botën pas pandemisë

43
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ashtu si miliona studentë në të gjithë botën, Greta Thunberg është ende duke u mësuar të vijojë shkollën në mënyrë virtuale. Por në një mëngjes të diele në fund të Nëntorit, aktivistja 17-vjeçare suedeze për klimën thotë se ajo po shijon rikthimin e disa rutinave. “Kjo është ajo që më ka munguar më shumë gjatë vitit të kaluar”, thotë Thunberg. Ishte një punë e ngarkuar. Ajo lundroi përgjatë Atlantikut për të folur në OKB në Nju Jork, ktheu vëmendjen tek aktivistët indigjenë në samitin e klimës së OKB në Madrid dhe u takua me udhëheqësit botërorë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Që nga greva e saj e parë shkollore për klimën jashtë Parlamentit suedez në gusht 2018, miliona njerëz përreth botës i janë bashkuar lëvizijes së Thunberg, duke kërkuar ndryshime urgjente transformuese për të shpëtuar planetin nga katastrofa mjedisore. Dhe ndërsa bota është përshtatur me jetën gjatë një pandemie globale, po kështu kanë bërë edhe aktivistët që luftojnë për të ardhmen e planetit.

“Të gjitha lëvizjeve u është dashur të bëjnë një hap prapa gjatë kësaj pandemie,” thotë Thunberg, planet e të cilës për vitin 2020 – për të udhëtuar në Azi përmes Hekurudhës Trans-Siberiane – u prishën. “Duhen bërë disa hapa mbrapa për të mirën më të madhe.” Futja e izolimit dhe distancimit shoqëror në jetën e përditshme ka përjashtuar mundësinë e protestave të mëdha. Por Thunberg thotë se ajo dhe aktivistët e tjerë ishin tashmë të aftë të punonin në distancë, pasi shumë prej tyre po i shmangnin fluturimet për shkak të emetimeve të larta të karbonit në udhëtimet ajrore.
Pandemia, thotë Thunberg, është para së gjithash – një tragjedi.

Megjithatë ajo thotë se reagimi ndërkombëtar ka treguar se si qeveritë mund të veprojnë në rast emergjence klimatike. “Eshtë e mundur të trajtohet një krizë si një krizë, është e mundur të vendosësh shëndetin e njerëzve mbi interesat ekonomike dhe është e mundur të dëgjosh shkencën”, argumenton ajo, duke shtuar se pandemia ka rritur vlerën e shkencës në shumë shoqëri, pasi qeveritë varen nga ekspertiza shkencore për të marrë vendime politike.

Ndërsa qeveritë flasin për “planet e gjelbërta të rimëkëmbjes” për një botë pas-pandemike, Thunberg ka vazhduar presionin mbi vendimmarrësit. Ajo dhe aktivistët e tjerë i shkruan një letër të hapur udhëheqësve të BE dhe krerëve të shteteve në korrik, duke bërë thirrje për veprime, duke përfshirë reduktimin e lëndëve djegëse fosile dhe buxhetet vjetore të detyrueshme të karbonit. Pas letrës, ata u takuan personalisht me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe virtualisht me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe Kryeministrin italian Giuseppe Conte. Thunberg nuk mbeti aspak e impresionuar.

“Eshtë e nëjta gjë gjithmonë. Ata thonë “ne nuk po bëjmë sa duhet, por të paktën është më mirë se asgjë”, thotë Thunberg. “Koha për këtë ka mbaruar. Tani duhet të bëjmë të pamundurën”.

Dhe ndërsa ajo e sheh zgjedhjen e Joe Biden si një largim simbolik nga “tjetri”, siç i referohet Presidentit që po largohet Donald Trump, ajo bën një paralajmërim kundër vetëkënaqësisë: “Ne nuk mund të flemë përsëri dhe të mendojmë se gjërat janë zgjidhur tashmë”.

Thunberg do të mbushë 18 vjeç në janar dhe duket më e sigurt dhe e vendosur se fëmija që papritur filloi një lëvizje më shumë se dy vjet më parë. Ashtu si shumica prej nesh, ajo është e pasigurt për planet e saj për vitin e ardhshëm. “Unë thjesht do t’i marr gjërat siç vijnë,” thotë ajo, “dhe do të përpiqem t’i marr ato ditë pas dite”.
Megjithatë, në pragun e moshës madhore, ajo mbetet fort e bindur për misionin e vet. “Sigurisht, unë do të vazhdoj të bëj gjithçka që mundem për të shtyrë në drejtimin e duhur, pavarësisht se cilat janë rrethanat”. / TIME – Bota.al

---- ----
----
-----
-----