Ballina Lajme Bota/Rajoni Greqia shkruan historinë, një grua në krye të shtetit helen. Kush është...

Greqia shkruan historinë, një grua në krye të shtetit helen. Kush është presidentja e re

16
SHPËRNDAJE

Parlamenti grek ka votuar dhe ka zgjedhur qysh në raundin e parë në mesditën e së merkurës me shumicë votash, 261 nga 294 deputetë të pranishëm, gruan e parë në postin e Presidentit të Republikës së Greqisë .

Ligjvënësit grekë kanë aprovuar kandidaturen e saj, tre partitë më të mëdha të vendit, konservatorët e Demokracisë së Re, Syriza dhe Lëvizja për Ndryshim, ndërsa tre partitë e tjera të vogla Partia Komuniste, Zgjidhja Greke dhe Mera 25 kanë abstenuar. Në këtë mënyrë Ekaterini Sakellaropoulou nuk ka mundur të thyejë rekordin e votave të parlamentit që mbahet nga Karolos Papulias në 2005, i zgjedhur me votën e 279 deputetëve.

Ajo do të betohet në datën 14 mars të këtij viti, një ditë pasi mbaron mandati i presidentit të sotëm, Prokopis Pavlopoulos. Zonja Sakellaropoulou ka lindur në Selanik në 1956. Eshtë diplomuar në degën e juridikut në Univesitetin e Athinës dhe më pas është emëruar në Këshillin e Lartë të Shtetit ku ka kaluar nga një sërë detyrash të rëndësishme dhe së fundmi mbante postin e Kryetares së këtij Këshilli që konsiderohet gjykata më e lartë administrative e vendit. Ajo ka ndjekur të drejtën kushtetuese dhe administrative në nivelin pasunivesitar ne Univesitetin Sorbonne në Paris.  Flet shumë mirë gjuhën angleze dhe franceze. Jeton në Athinë e divorcuar dhe  ka një fëmijë.