Ballina Lajme nacionale Greqia përditëson masat anti-covid: Ore e re policore në gjithë vendin, hapen...

Greqia përditëson masat anti-covid: Ore e re policore në gjithë vendin, hapen disa biznese

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Greqia ka bërë një përditësim të masave anti-covid për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend. Masat kanë ndryshuar pas një mbledhjeje të gjatë të ekspertëve të fushës. Sipas raportimeve, qeveria greke ka vendosur që ora policore të nisë duke filluar nga nesër në orën 21.00 deri në 05.00 të mëngjesit, në të gjithë territorin.

Akis Skertsos deklaroi në konferencën për media se nga e hëna, në vend do të hapen sallonet e bukurisë,  sallonet estetike dhe sitet arkeologjike. Peshkimi do të lejohet vetëm në zona afër banimit.

Qeveria njoftoi po ashtu se nga fundi i marsit, farmacitë e Greqisë do të furnizohen me teste të shpejta, të cilat çdo qytetar ka të drejtë t’i kryejë deri në 4 në muaj, një në javë, duke dhënë vetëm numrin personal te sigurimeve shëndetësore.

Këto teste do të jepen pa recetë dhe mund të bëhen nga vetë qytetarët. Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, Greqia numëron 233,079 raste me Covid-19 dhe 7,361 viktima. Së fundmi, po regjistrohen shifra rekord, deri në 3000 raste në ditë. sb/abcnews.al/

 

The post Greqia përditëson masat anti-covid: Ore e re policore në gjithë vendin, hapen disa biznese appeared first on Abc News.

---- ----
-----