Ballina Lajme nacionale Greqia lehtëson masat anti-covid, ora policore zhvendoset pas mesnate

Greqia lehtëson masat anti-covid, ora policore zhvendoset pas mesnate

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Autoritetet e Shëndetit në Greqi kanë njoftuar sot lehtësimin e mëtejshëm të masave anti-covid.

Nga sa u komunikua, në vend do të aktivizohet certifikata e gjelbërt për ata që janë të vaksinuar ndërsa ora policore nis gjysmë ore pas mesnate. Baret dhe restorantet nuk do të lejohen që të vendosin muzikë, për të paktën deri në fund të majit.

Siç njoftuan nënsekretari i Shtetit Akis Skertsos, lehtësimi i masave hyn në fuqi nga e premtja. Nga fundi i javës do të hiqet edhe leja e kërkuar me SMS për të dalë e për të bërë pazaret, kurse do të lejohet edhe udhëtimi nga prefektura në prefekturë.

Në ishuj, njerëzit mund të futen duke paraqitur në test negativ të çdo lloji apo certifikatë vaksinimi. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Greqia numëron 367,076 të infektuar dhe 11,141 humbje jete. sb/abcnews.al/

The post Greqia lehtëson masat anti-covid, ora policore zhvendoset pas mesnate appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----