Ballina Lajme Bota/Rajoni Greqia i merr Turqisë edhe arabët: Egjipti dhe Emiratet, kundër lëvizjeve të...

Greqia i merr Turqisë edhe arabët: Egjipti dhe Emiratet, kundër lëvizjeve të Erdoganit në Mesdhe

58
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Greqia është duke kërkuar aleatë në rajon dhe në botë për të përballur atë që ata e quajnë kërcenimi turk në Mesdhe.

Krahas perëndimit, grekët janë duke kërkuar dhe kanë gjetur aleat edhe në lindje, madje mes vendeve arabe.

Sëfundmi, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë kanë vizituar Emiratet e Bashkruara Arabe duke lidhur një aleancë ushtarake me ta. Në kuadër të kësaj, disa gjuajtës të EBA-ve kanë vizituar bazën ajrore në Kretë duke kryer manovra me forcat ajrore greke.

Një tjetër vende arab, me të cilin grekët kanë raporte të ngrohta është Egjipti, me të cilin nënshkroi një marrëveshje për ndarjen e detit disa muaj më parë, e cila rrëzoi praktikisht një marrëveshje të ngjashme të nënshkruar mes Turqisë dhe qeverisë islamiste të Libisë.

Ndërkohë, grekët janë afruar edhe me Izraelin duke kryer gjithashtu manovra të përbashkëta ushtarake.

Turqia nga ana tjetër ka raporte të ngushta vetëm me Katarin mes vendeve arabe, të cilat janë të lidhura kryesisht për qeverive islamiste të të dyja vendeve. Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, përfshi edhe Arabinë Saudite janë kundër Vëllazërisë Muslimane, lëvizje e mbështetur nga Erdogani dhe Katari.

---- ----
----
-----
-----