Ballina Lajme Bota/Rajoni Greqia aprovon vaksinën AstraZeneca për personat deri 64-vjeç

Greqia aprovon vaksinën AstraZeneca për personat deri 64-vjeç

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Greqia aprovon vaksinën AstraZeneca për personat deri 64-vjeç

Përdorimi i vaksinës AstraZeneca për personat nën moshën 64-vjeç është aprovuar sot në Greqi.

Presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Maria Teodoridou, tha se të gjitha të dhënat ekzistuese në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës së zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca u shqyrtuan në takimin e këtij organi, raporton agjencia e lajmeve ANA.

Bordi beson se vaksina e AstraZeneca ka rezultate të mira për sa i përket sigurisë dhe aftësisë për të krijuar imunitet dhe të jetë shumë efektive, shtoi ajo.

Zyrtari i lartë i shëndetit shtetëror Marios Themistocles tha se “ka një vendim të Bordit Kombëtar që i jep shtetit ‘dritën jeshile’ për të përdorur vaksinën AstraZeneca në të gjithë Greqinë.”

Vaksinimi me vaksinën britanike pritet të fillojë pas 12 shkurtit.

Greqia aprovon vaksinën AstraZeneca për personat deri 64-vjeç
Klodian Bereti

---- ----
----
-----
-----