Ballina Sport Granit Xhaka: Jam krenar për Shqipërinë dhe Kosovën

Granit Xhaka: Jam krenar për Shqipërinë dhe Kosovën

15
SHPËRNDAJE

Granit Xhaka është i ftuar special në ‘Elbasan Arena’ për të ndjekur nga shkallët e stadiumit duelin ndërmjet Shqipërisë dhe Moldavisë.

Në një prononcim për “Supersport” Xhaka u shpreh se në një ndeshje të tillë shpreson që të kalojë Shqipëria këtë moment të vështirë duke pranuar se është krenar si për kuqezinjtë ashtu edhe për Kosovën.

“Është hera e parë që po e shoh Shqipërinë në stadium. Jam shumë krenar me Kosovën dhe Shqipërinë. Fitorja e mbrëmshme e Kosovës nuk ishte aspak e lehtë por me rëndësi është që fitoi”

Rënia e Shqipërisë? Nuk po kalon një moment të mirë por shpresoj që sot të marrë një fitore.

Udhëtova sot në Prishtinë dhe erdha me vëllanë e vogël, babanë e xhaxhin për të parë Shqipërinë. Do të bëj pushimet në Prishtinë për rreth një javë dhe më pas do të udhëtoj. Kosova ka ekip të bukur dhe të mirë dhe po kalon një fazë të mirë me fitore. Shpresoj të vazhdojnë kështu si mbrëmë.

Taulanti? Ai ka 2 vite kontratë me Bazelin dhe nuk e dimë se çfarë do të bëjmë. Është shumë i lumtur dhe do të shohim më vonë se çfarë do të ndodhë. Pas humbjes ndaj Islandës, shpresoj që sot të marrë një fitore”, tha Xhaka.

The post Granit Xhaka: Jam krenar për Shqipërinë dhe Kosovën appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.