Ballina Sport Gradimi kapiten dhe aventura tek Arsenali, rrëfehet vikingu Odegaard

Gradimi kapiten dhe aventura tek Arsenali, rrëfehet vikingu Odegaard

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Arsenal arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme në transfertën e Olympiacos, ku të besuarit e Mikel Artetës triumfuan me rezultatin 1-3. Ishte Martin Odegaard që zhbllokoi sfidën falë tij eurogolit që shënoi dhe pas ndeshjes lojtari në pronësi të Real Madrid ndihet shumë i lumtur për fitoren. Në një prononcim për “BT Sport”, ai shprehet se tek “Topçinjtë” ndihet si në shtëpi dhe mentaliteti në ekip është i shkëlqyeshëm.

“Është një fitore e madhe për ne, një rezultat i shkëlqyer në transfertë dhe triumfi në Europë është gjithmonë një motivim më i madh. Mentaliteti në këtë ekip është i shkëlqyeshëm. Ne treguam shpirtin tonë në fushë dhe mbështetëm njëri tjetrin. Nëse njëri prej nesh bën një gabim, atëherë i gjithë ekipi reagon”, deklaron norvegjezi.

“Goli? Doja të godisja portën dhe për fatin tim të mirë goditja ime përfundoi në rrjetë. Kjo është vetëm ndeshja e parë. Na pret një ndeshje e madhe të shtunën dhe më pas kemi sfidën e kthimit të enjten. Situata jonë nuk është më e mira në kampionat, prandaj duam të luajmë në Champions vitin e ardhshëm përmes këtij kompeticioni.

Tek Arsenal jam ndjerë si në shtëpinë time që në ditën e parë kur kam ardhur”, përfundon Odegaard. Tashmë 22-vjeçari është graduar edhe kapiten në kombëtaren e tij. Odegaard numëron 25 ndeshje me Norvegjinë, ku e ka gjetur edhe një herë rrugën e rrjetës. /abcnews.al

The post Gradimi kapiten dhe aventura tek Arsenali, rrëfehet vikingu Odegaard appeared first on Abc News.

---- ----
-----