Ballina Lajme nacionale Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pompë të derivative në fshatin Slivovë të Ferizajt.

Rasti për grabitjen e 600 eurove dhe dy telefonave celularë ka ndodhur në orët e para të se premtes.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në vendin e tij të punës në pompën e derivateve, një person i maskuar dhe i armatosur me një armë të shkurtë i cili nën kërcënimin e armës viktimës ia kishte grabitur një shumë të parave në vlerë prej 600 euro dhe dy telefona celular”, ka konfirmuar policia.

I dyshuari pasi që kishte kryer veprën penale kishte ikur në këmbë në drejtim të pa njohur.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk raportohet për të lënduar dhe arrestuar./21Media

The post Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----