Ballina Lajme nacionale Grabitja në Rinas/ Ja kush është punonjësi i aeroportit që ndihmoi grabitësit...

Grabitja në Rinas/ Ja kush është punonjësi i aeroportit që ndihmoi grabitësit (EMRI)

44
SHPËRNDAJE

Një tjetër person është shoqëruar për grabitjen e ndodhur në Rinas. Ai është punonjës i aeroportit në sektorin e ngarkim-shkarkimit dhe dyshohet të jetë i përfshirë në ngjarje.

Nga Sektori për Krime të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera,  informacioneve të marra në rruge operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar të kësaj ngjarje kriminale e konkretisht i shtetasit: Hasan Kanaçi 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë dhe në lekë. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale  “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim”, “Grupi i  strukturuar kriminal” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, “Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”, “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit“ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

-----