
Lajmi i Fundit
Gorillat në San Diego rezultojnë pozitive me Covid19
Disa gorilla në San Diego kanë rezultuar pozitive me covid19 raporton The Guardian.
Pas shfaqjes së simptomave të lehta të virusit duke përfshirë kollitjen, prania e Covid-19 u konfirmua përmes testimit të jashtëqitjes.
Ekspertët e botës së egër kanë shprehur shqetësim në lidhje me koronavirusin që infekton gorillat, një specie e rrezikuar që ndajnë 98.4 përqind të ADN-së së tyre me njerëzit dhe janë të shoqërueshme nga natyra.
Kafshët do të qëndrojnë në habitatin e tyre në park dhe janë karantinuar së bashku në kopshtin zoologjik, me shpresë për një shërim të plotë.
Gorillat në San Diego rezultojnë pozitive me Covid19
Zenilda Beqaj