Ballina Lajme Bota/Rajoni Gorbaçov, mesazh Putinit dhe Baden-it: Pse duhet të takoheni, të flisni, të...

Gorbaçov, mesazh Putinit dhe Baden-it: Pse duhet të takoheni, të flisni, të negocioni…

69
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Ish-udhëheqësi i fundit sovjetik Mikhail Gorbachev ka shprehur shpresë se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian do të përmirësohen.

Lidhjet midis forcave filluan një trajektore në rënie pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë më 2014, pasuar nga planet e supozuara të vrasjes në Evropë, akuzat për ndërhyrje në zgjedhje dhe helmim dhe burgosje të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny.

Gorbaçov, udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe në 1990, tha se një gjuhë e përbashkët mund të gjendej edhe pse marrëdhëniet ishin në pikën e tyre më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.

“Njeriu nuk duhet të ketë frikë nga negociatat,” tha Gorbaçov. “Vetëm negociatat, vetëm takimet në të gjitha nivelet – veçanërisht në nivelin më të lartë – mund të sjellin rezultate pozitive. Unë besoj në këtë.”

 “Ne duhet ta kuptojmë që të gjithë jemi evropianë … kjo do të thotë se duhet të negociojmë,” shtoi ai.

Gorbaçov, i cili do të festojë 90-vjetorin e tij të martën, gjithashtu u bëri thirrje Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Joe Biden që të zhvillojnë një takim ballë për ballë  si dhe bisedime të reja të çarmatimit bërthamor.

Gjëja kryesore sot është të parandalojmë një luftë bërthamore,” tha Gorbaçov. “Në mënyrë që të bëjmë përparim, ne duhet t’i afrohemi njëri-tjetrit hapur.”

Ai tha se përvoja e tij me Presidentin e SHBA Ronald Reagan në vitet 1980 tregoi se udhëheqësit e dy fuqive kryesore bërthamore mund të arrinin shumë në çështjet e sigurisë globale nëse dëshironin.

Uashingtoni dhe Moska nënshkruan disa marrëveshje për çarmatim ndërsa Gorbaçov ishte në pushtet.

Paraardhësi i Biden, Donald Trump, tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga shumica e marrëveshjeve.

Uashingtoni dhe Moska ranë dakord në fund të janarit, pasi Biden mori detyrën, të zgjasnin marrëveshjen e fundit të madhe të çarmatimit bërthamor, të njohur si START i Ri, për pesë vjet.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara së bashku zotërojnë rreth 90 përqind të armëve bërthamore në botë.

---- ----
-----