Ballina Teknologji Google së shpejti do ta mundësojë kërkimin përmes ‘screenshotëve të mençur’

Google së shpejti do ta mundësojë kërkimin përmes ‘screenshotëve të mençur’

8
SHPËRNDAJE

Google së shpejti mund t’i kombinojë dy funksione mobile: “Edit & Share screenshots” dhe “What’s on my Screen”, i cili punon falë AI. Kjo zbulohet nga fajllat APK, në të cilat ekziston një funksion i ri, i quajtur “Smart Screenshots”, raporton Engadget.

Karakteristika Smart Screenshots është vendosur në versionin më të ri të aplikacionit Google 10.61 dhe e implementon toolbarin e azhurnuar kur krijohet screenshoti. Si më parë, përdoruesi e ka opsionin për përpunim, ndarje dhe përdorim të aplikacionit të preferuar për dërgim të screenshoteve. Tani është edhe opsioni i ri: Lens.

Me zgjedhjen e Lensit, është e mundur ta kryeni kërkimin, OCR (optical character recognition) ose t’i kërkoni objektet e ngjashme vizualisht. Tani për tani nuk dihet nëse funksioni Lens do të funksionojë për të gjithë screenshotët apo vetëm ato në kuadër të Google Search.

The post Google së shpejti do ta mundësojë kërkimin përmes ‘screenshotëve të mençur’ appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.