Ballina Sport Goditi me shpullë kundërshtarin, Lionel Messi rrezikon një pezullim të gjatë!

Goditi me shpullë kundërshtarin, Lionel Messi rrezikon një pezullim të gjatë!

59
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një shuplakë që do t’i kushtojë rëndë Lionel Messit. Kapiteni i Barcelonës humbi nervat në sekondat e fundit të shtesës ndaj Bilbaos teksa goditi me shuplakë kundërshtarin Villalibre dhe arbitri kryesor e nxori me të kuq pasi pa pamjet në VAR.

Një gjest i dhunshëm është konsideruar në Spanjë veprimi i argjentinasit. Marca raporton se ylli argjentinas pritet të pezullohet me 4 ndeshje.

Ndërkohë, kjo ishte hera e parë që Messi ndëshkohet me karton të kuq me Barcelonën. Kartoni i parë i kuq daton me gushtin e largët të vitit 2005, kur goleadori i njohur debutonte me kombëtaren e Argjentinës. 

Momenti jo i Barcelonës në këtë sezon, kuptohet qartë në veprimet e Lionel Messit, gjeste që 6-herë fituesi i Topit të Artë nuk i kishte bërë kurrë në të kaluarën.

---- ----
----
----- ----
-----