Ballina Lajme Bota/Rajoni Goditi me mjet të mprehtë vajzën e saj 3 vjeҫare, ja ҫfarë...

Goditi me mjet të mprehtë vajzën e saj 3 vjeҫare, ja ҫfarë ndodhi tani me nënën

20
SHPËRNDAJE

Një ngjarje mjaftë e rëndë ndodhi ku nëna goditi me mjet të mprehtë vajzën e saj.

Policia në Clayton ka prangosur një grua e cila ka goditur disa herë vajzën e saj dhe më pas ka ikur në Atlanta.

Sipas policisë, më 23 korrik herët në mëngjes, u bë një thirrje për një goditje me mjet të mprehtë mbi një fëmijë.

Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, ata gjetën një trevjeçare e cila ishte goditur disa herë në pjesën e poshtme të trupit.

Nëna e saj, Brittney Jackson, i tha policisë se dy burra të kishin hyrë në banesën e saj duke kërkuar babanë e vajzës dhe më pas e goditën.

Gjatë hetimeve, detektivët thanë se historia e Jackson filloi të ndryshojë.

Të premten, ata intervistuan vajzën e cila iu tha atyre se personi që e goditi të ishte nëna e saj.

Mbrëmjen e së premtes, policia prangosi Jackson në jugperëndim të Atlanës.

Ajo tani po mbahet në qelinë e Clayton.

-----