Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në komunikacion.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:50 në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë.
Viktima ka ndërruar jetë disa orë pas aksidentit.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa po drejtonte automjetin e tij ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Rreth orës 22:35 viktima ka ndërruar jetë në repartin intensiv”, ka njoftuar policia.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion./21Media
The post Goditet për vdekje një këmbësor në Prishtinë appeared first on RTV21.