Ballina Lajme nacionale Goditet një këmbësore nga vetura në Prishtinë

Goditet një këmbësore nga vetura në Prishtinë

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vetura godet një këmbësore në Prishtinë.

Një këmbësore është goditur sonte nga një veturë e cila ishte në lëvizje. Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Dëshmoret e Kombit”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00, në rrugën “Dëshmoret e Kombit”, në Prishtinë, është goditur një këmbësore nga një automjet në lëvizje. Automjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja( femër) e cila është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.

---- ----
----
----- ----
-----