Ballina Sport Goditet lojtari i Maliqit, trajneri: Ishim ne rrezik per jeten, por dolem...

Goditet lojtari i Maliqit, trajneri: Ishim ne rrezik per jeten, por dolem gjalle

22
SHPËRNDAJE

Akte dhune shoqeruan ndeshjen e sotme në Kategorinë e Dytë Këlcyra-Maliqi e cila diten e sotme perfundoi me rezultatin 1-1.

Një futbollist i Maliqit, emri i të cilit ende nuk eshte publikuar, sipas trajnerit për arsye familjare është goditur gjatë ndeshjes me grusht në nofull dhe ka përfunduar fillimisht në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas u nis drejt Tiranës me urgjencë për mjekim më të specializuar, pasi ka dëmtime serioze.

Trajneri i Maliqit Egli Malësia deklaroi se ishte mbrojtësi i Këlcyrës, Aristidhis Coli që goditi futbollistin e ekipit të tij.

Tekniku theksoi se jeta e lojtarëve ishte në rrezik, pasi janë goditur gjatë gjithë ndeshjes. Malësia thotë se në kushtet aktuale po mendon tërheqjen nga kampionati.

The post Goditet lojtari i Maliqit, trajneri: Ishim ne rrezik per jeten, por dolem gjalle appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.