Ballina Lajme nacionale Glauk Konjufca zbulon kur do të formohet qeveria Kurti 2

Glauk Konjufca zbulon kur do të formohet qeveria Kurti 2

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për rezultatin zgjedhor të këtij subjekti politik dhe për formimin e Qeverisë Kurti 2.

Ish-shefi i diplomacisë, Konjufca ka deklaruar se qeveria e re do të formohet deri më datë 25 mars, e sipas tij do të ketë më së paku 64 vota.

Kurse për zgjedhjen e Presidentit të vendit ai u shpreh se do të ndodhë menjëherë pas formimit të Qeverisë, saktësisht sipas tij deri më datë 10 prill.

“Unë mendoj që qysh tash kur po flasim, numrat janë. Unë mendoj që minimumi i numrave për zgjedhjen e Qeverisë Kurti do të jetë 64-65. Kjo është minimumi. Deri tash nuk ka diskutime me parti të tjera”, tha Konjufca në emisionin “Përballje” të transmetuar në Telegrafi.com.

The post Glauk Konjufca zbulon kur do të formohet qeveria Kurti 2 appeared first on Abc News.

---- ----
-----