Ballina Lajme nacionale Gjysmua e vendvotimeve janë rinumëruar

Gjysmua e vendvotimeve janë rinumëruar

12
SHPËRNDAJE

Rinumërohen 50 për qind e vendvotimeve.

Në ditën e gjashtë, të hënën, në Qendrën për Numërim dhe Rezultate janë rinumëruar 132 vendvotime.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se janë rinumëruar 706 vendvotime nga 1407 sa janë gjithsej.

“Kjo shifër përbën 50% të vendvotimeve të rinumëruara deri më tani. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 701 vendvotime të tjera”, tha ai, transmeton kp.

Elezi shtoi se nuk mund të thuhet me saktësi se kur përfundon procesi i rinumërimit të pjesës së mbetur të vendvotimeve, por nga dinamika e deritashme ai beson se deri të hënën e ardhshme mund të përfundojë.

“Kjo varet krejtësisht nga dinamika e punës në QNR, por edhe se sa ka qenë pjesëmarrja e votuesve në këto vendvotime. Nëse shohim dinamikën e rinumërimit gjatë këtyre 5-6 ditëve, e cila është rreth 130 vendvotime brenda dy ndërrimeve, atëherë besojmë se deri të hënën tjetër mund të përmbyllim këtë rinumërim”, shtoi Elezi.

-----