Ballina Lajme Bota/Rajoni Gjyshja 72 vjeçare përleshet dhe mposht grabitësin 20 vjeç, ja ‘lufta’ mes...

Gjyshja 72 vjeçare përleshet dhe mposht grabitësin 20 vjeç, ja ‘lufta’ mes tyre (FOTO)

25
SHPËRNDAJE

Heroike është quajtur rezistenca e gruas së moshuar e cila ndaloi një grabitje. Një djalë i ri kërkon të rrëmbejë një biçikletë me vlerë 2500 euro, por gruaja nuk i lejon.

Supergjyshja 72 vjeçare quhet Mari Parker dhe ajo është përleshur me grabitësin 20 vjecar dhe gjithcka është filmuar nga kamerat e sigurisë. Në pamje duket se si pensionistja për minuta të tëra reziston dhe i ka duart shumë më të forta se i riu. Gjithcka ndodhi në qendrën e vjetër të Barnsley South Yorkshire.

Në ndihmë të gjyshes shkuan dy burra por ata vetëm pak sekonda I bënë rezistencë hajdutit i cili luftën më të madhe e kishte me të moshuarën. 20 vjeçari në fund hoqi dorë dhe u largua por policia ka tashmë një identikit të tij.

-----