
Një krim makabër tronditi Australinë të mërkurën. Rowan Baxter, lojtar i regbi dogji të gjallë bashkëshorten, tre fëmijët dhe veten.
Në një intervistë për mediat australiane, prindërit e Hannah Clarke kanë zbuluar detaje tronditëse. Ata kanë treguar se vajza e tyre dhunohej nga bashkëshorti. Madje kanë rrëfyer se vajza e tyre u kishte shprehur shqetësimin një ditë para ngjarjes së rëndë se kishte frikë mos vritej nga i shoqi.
“Nëse nuk kryenin marrëdhënie çdo natë, ai e kërcënonte me fëmijët. Vajza jonë përfundoi tragjikisht. Kishte 97 për qind të trupit të djegur, vetëm një këmbë i kishte mbetur e paprekur”, treguan prindërit e 31-vjeçares.
Prindërit treguan se vajza e tyre kishte frikë nga bashkëshorti dhe gjithçka e bënte për hir të fëmijëve. Mamaja e kishte këshilluar Hannan ta denonconte në polici bashkëshortin, por ajo trembej se kjo gjë do e inatoste më keq.
Sportisti e kishte kërcënuar bashkëshorten edhe herë të tjera se do t’ia bënte një gjë të tillë.