Ballina Lajme nacionale Gjykatat e Prokuroria më 1 korrik e nisin grevën

Gjykatat e Prokuroria më 1 korrik e nisin grevën

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sindikata e Punëtorëve të Judikaturës, ka njoftuar se nga data 1 korrik do të fillojë greva e pezulluar e administratës së Gjykatave dhe Prokurorive të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, sindikata ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave.

“Po iu rikujtojmë edhe një herë lidhur me vendimin e Kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës, për aktivizimin e grevës së pezulluar të administratës së Gjykatave dhe Prokurorive të Republikës së Kosovës, e cila do fillojë më 1 korrik 2019 dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave”, thuhet në njoftim.

---- ----
-----