Ballina Lajme nacionale Gjykata vendos, Burdushi qëndron 30 ditë prapa grilave

Gjykata vendos, Burdushi qëndron 30 ditë prapa grilave

42
SHPËRNDAJE

Burdushi do të qëndrojë 30 ditë prapa grilave.

Sipas aktvendimit të Gjykatës së Prizrenit, Burdushi do qëndrojë prapa grilave deri më 28 gusht, pasi që pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Prizrenit ka vendosur që Hysri Peqanin “Burdushin”, ta lë 30 ditë prapa grilave.

Parabur gimi prej një muaji i është caktuar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe veprën penale “shantazhi”.

Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me prokurorinë, ku pjesëtarët e Policisë kanë prangosur Peqanin në lokalin ku ai kryen veprimtarinë e tij.

Lajmin për prangosjen e tij e kanë konfirmuar nga Policia e Prizrenit, përkatësisht, Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Prizrenit.

Gjyqtari i procedurës paraprake Luan Berisha, ka konsideruar se kërkesa e Prokurorisë është e bazuar dhe se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e parabur gimit.

Në këtë rast Prokuroria dyshon se prej datës 17 mars e deri me datën 26 korrik 2019 në biznesin e tij “Burdushi Shpirtëror”, ka ushtruar veprimtarinë e tij të kundërligjshme, duke u thirrur si “mjek popullor” ka ofruar shërbimë mjekësore, pa pasur kualifikime apo licencë të posaçme ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Dyshimi tjetër i Prokurorisë është se me datë 11 prill 2019, i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror e kishte kanosur të dëmtuarën F.S, me arsyetimin se do të zbulojë gjëra në lidhje me të dhe familjen e tezes së saj.

Si vazhdim i kësaj, e dëmtuara ia kishte kërkuar shumën prej 2 mijë eurove, ndërsa i pandehuri Hysri derisa nuk kishte pranuar të ja kthejë paratë njëkohësisht e kishte kanos të dëmtuarën, duke i thënë që nëse e lajmëron rastin në polici ai do ta thërret familjen e tezes së saj për ti treguar se për çka është fjala.

Bëhet e ditur se vitin e kaluar, Hysri Peqani ishtë dënuar me 1 vjet qëndrim prapa grilave e 5 mijë euro gjobë, për veprën penale të mashtrimit, e gjithashtu gjykata e Prizrenit për tri vitet e ardhshme i’a kishte ndaluar atij ushtrimin e profesionit.

-----