Ballina Lajme nacionale Gjykata Speciale vendos, nësër pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për ish- krerët...

Gjykata Speciale vendos, nësër pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për ish- krerët e UÇK-së

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Gjykata Speciale vendos, nësër pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për ish- krerët e UÇK-së

Ditën e nesërme, ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të përballen me Gjykatën Speciale, në seancën e radhës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do të paraqiten në seancë gjyqësore në orën 11:00.

Lidhur me seancën e Salih Mustfës, mësohet se ka pasur zhvillime. Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, e ka marrë vendimin e parë lidhur me pjesëmarrjen e viktimave në procesin gjyqësor ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ka lajmëruar se të paktën katër persona janë paraqitur si viktima dhe kanë aplikuar përmes postës elektronike për t’u bërë pjesëmarrës në procesin gjyqësor kundër Mustafës, ku tre nga ata, vijnë nga e njëjta familje

Më tej, po i njëjti burim tregon së aplikantët s’kanë paraqitur dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet nga kjo zyrë.

Gjykatësi Nicolas Guillou ka vlerësuar se viktimat e paraqitura kanë përshkruar akte që s’kanë lidhje gjeografike dhe kohore me krimet për të cilat akuzohet ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa.

Zyra që merret me viktimat thotë se aplikuesit s’kanë kërkuar masa mbrojtëse, me përjashtim të njërit, që ka kërkuar që informacioni i tij identifikues të mos zbulohet për publikun.

 

Gjykata Speciale vendos, nësër pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për ish- krerët e UÇK-së
Ornela Celpica

---- ----
----
----- ----
-----