Ballina Lajme nacionale “Gjykata Speciale nuk gjykon luftën e UÇK-së, na duhet një president i...

“Gjykata Speciale nuk gjykon luftën e UÇK-së, na duhet një president i ri”

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Shoqërimi në Gjykatën Speciale të Hagës të figurave kryesore të politikës kosovare dhe UÇK-së ka ngjallur reagime të shumta, ku është kërkuar drejtësi nga pala shqiptare.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë për Ora News se Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe se ato nuk mund të hetojnë luftën e një populli për liri apo UÇK.

Ai ka vijuar më tej duke thënë se të shoqëruarit në Hagë dhe institucionet kosovare kanë treguar maturi ndaj kësaj çështjeje.

“Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës të vendosura në Hagë në bazë të një marrëveshje me Holandën. Mënyra se si janë sjellë këta persona me akuzat, tregon një shkallë maturie shumë të lartë të shoqërisë në Kosovë. Akuzohet Presidenti që jep dorëheqjen, dy ish-kryetarë të Kuvendit të Kosovës dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë temë. Kjo tregon maturitet për tu përballur me të gjitha sfidat që kemi para. Kjo  gjykatë nuk gjykon luftën e UÇK-së, sepse nuk gjykohet lufta e një populli për liri dhe pavarësi. T’i japim shans drejtësisë kohë për të mbyllur këtë çështje.”, ka deklaruar Hoti.

The post “Gjykata Speciale nuk gjykon luftën e UÇK-së, na duhet një president i ri” appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----