Ballina Lajme nacionale Gjuriq zhvillon takim me serbët e Kosovës

Gjuriq zhvillon takim me serbët e Kosovës

11
SHPËRNDAJE

Gjuriq, sot ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me serbët e Kosovës.

Marko Gjuriq është takuar në Beograd me përfaqësuesit politik të serbëve nga Kosova.

Drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është takuar në Beograd me përfaqësuesit politik të serbëve nga Kosova me të cilët ka biseduar për sfidat e vitit 2020, nevojës që përkujdesi ndaj serbëve dhe institucioneve serbe të jetë më i mirë dhe për gjykimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Gjuriq para rreth 70 përfaqësesve të serbëve nga Kosova në Pallatin e Serbisë ka thënë se gjatë takimit do të analizohen edhe rezultatet e vitit të fundit.

“Do të bëhet fjalë për disa tema serioze, përfshirë funksionalizimin e institucioneve për vitin 2019 dhe 2020”, deklaroi Gjuriq.

“Më 2020, na presin shumë sfida”, shtoi ai duke bërë thirrje për reagim urgjent. Gjuriq ka theksuar se takimi është mundësi e mirë për të diskutuar edhe për dialogun e ardhshëm mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe “procesin e montuar” për gjykimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, transmeton lajmi.

“Tema e takimit do të jetë edhe diskutimi për presionet mbi përfaqësuesit serbë si Ivan Todosijeviq, i gjykuar për një deklaratë për Reçakun që paraqet qëndrim të qartë dhe të fortë të Serbisë”, theksoi Gjuriq

----- ----- ----- -----