Ballina Lajme nacionale Gjuriq tregon arritjet e Qeverisë serbe që ka bërë për qytetarët...

Gjuriq tregon arritjet e Qeverisë serbe që ka bërë për qytetarët serbë në Kosovë

10
SHPËRNDAJE

Marko Gjuriq, po krenohet me punën e Qeverisë serbe që ka bërë për qytetarët serb në Kosovë.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq krenohet me punën e Qeverisë serbe në raport me mbrojtjen e interesave të tyre në Kosovë.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq ka deklaruar sot në dyvjetorin e punës së Qeverisë serbe se Serbia ka shënuar rezultate të rëndësishme në luftën për mbrojtjen e interesit shtetëror dhe nacional në Kosovë.

“E konsideroj si obligim timin para qytetarëve serbë që në ditën e sotme të kthej vëmendjen tek fakti se gjatë mandatit të kësaj qeveria dhe falë angazhimit të gjithë anëtarëve të saj, por edhe punës së institucioneve tjera, është ofruar mbështetja më e madhe deri më tani për popullin serb në Kosovë”, tha Gjuriq për mediat serbe, përcjell lajmi.net.

“Do të vazhdojnë të gjithë si një edhe më tutje të luftojmë për popullin tonë për interesat tona në çdo pjesë të tokës tonë, sidomos për banorët e krahinës autonome të Kosovës”, shtoi ai

-----