Ballina Lajme nacionale Gjuriq mbështet Vuçiqin: Masakra e Reçakut është gënjeshtër

Gjuriq mbështet Vuçiqin: Masakra e Reçakut është gënjeshtër

10
SHPËRNDAJE

Pas Vuçiqit edhe Marko Gjuriq e quan gënjeshtër masakrëen e Reçakut.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka dalë në mbrojtje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë ditës së sotme, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, deklaroi se, masakra e Reçakut është një fabrikim, pas vendimit që Gjykata Themelore në Prishtinë, mori vendim që ta dënoj me dy vite bur gim ish-ministrin e MAPL-së, Ivan Todosijeviq, i cili është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

E në mbështetje të këtyre deklaratave të Vuçiqit, ka dalë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton lajmi.

Gjuriq, ka thënë se, i njëjti grup siç tha ai, hakerësh që e trilluan masakrën e Reçakut, tani po e akzojnë presidentin Vuçiq, për të vërtetën dhe faktet.

“Unë do të kujtoj vetëm se “Figaro”, ka shkruar për Reçakun si një krim të fabrikuar, dhe se Heleh Rant dhe ekipi finlandez i patologëve, pasi të shohin faktet, thanë të njëjtën gjë si Ivan Todosijeviq që Reçaku ishte gënjeshtër”, deklaroi Gjuriq.

Ai gjithashtu tha se askush nuk mund të parandalojë Serbinë, zyrtarët e saj dhe qytetarët të mbrojnë të vërtetën, pa marrë parasysh koston.