I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është emëruar ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendimi për emërimin e Gjuriqit në këtë pozitë është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë së Serbisë.
Po ashtu, në këtë mbledhje Gjuriq është liruar nga detyra e të ashtuquajturit shef i Zyrës për Kosovën.
Si drejtues i kësaj zyreje, Gjuriq do të mbahet mend që është arrestuar në vitin 2018 në kryeqytetin e Republikës së Kosovës për shkak se nuk i ka përfilluar urdhrat e Prishtinës zyrtare./kp
The post Gjuriq emërohet ambasador i Serbisë në SHBA appeared first on RTV21.