Ballina Lajme Bota/Rajoni “Gjumi më i shtrenjtë në histori”/ 7 mijë dollarë për të “fjetur”...

“Gjumi më i shtrenjtë në histori”/ 7 mijë dollarë për të “fjetur” me Jennifer Lopez dhe Shakirën (FOTO)

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me një spektakël të jashtëzakonshëm është zhvilluar finalja e Superbowl në “Hard Rock Stadium” të Majemit. E gjithë bota u “gozhdua” para televizorit të dielën për të parë një super spektakël.

Por, një burrë i cili kishte fatin të ishte i pranishëm në stadium, ku mesatarja e çmimit të biletës ishte 7000 dollarë, nuk dukej se i bënte shumë përshtypje spektakli në fushë.

Në një video të postuar “online” nga shkallët e stadiumit, shihet burri duke fjetur në karrigen e tij, me duart e kryqëzuara.

Komentet ishin nga më të ndryshmet. Disa e lavdëronin për faktin se mund të flinte në mes të asaj zhurme të madhe, të tjerë e kritikonin për faktin se kishte shpenzuar mijëra dollarë për një biletë, por në vend që të shijonte ndeshjen, flinte gjumë.

“E mori dreqi, sa ke paguar për të fjetur gjumë në Super Bowl?” shkruan një komentues. Një biletë për të parë Superbowl kushton mesatarisht 7 mijë dollarë.

---- ---- ----
-----