Ballina Lajme Bota/Rajoni Gjuetarët e lakuriqëve të natës luftojnë pandeminë e radhës (FOTO)

Gjuetarët e lakuriqëve të natës luftojnë pandeminë e radhës (FOTO)

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Disa kërkues të Universitetit të Filipineve kanë nisur prej disa javësh një operacion të vërtetë “luftarak”, për të kapur mijëra lakuriq nate, në mënyrë që t’i përdorin për një studim për 3 vitet e ardhshme, me të cilin besojnë se mund të ndihmojnë në parandalimin e pandemive. Ata shpresojnë që lakuriqët e natës mund të ndihmojnë në parashikimin e dinamikave të shpërthimit të një epidemie koronavirusi, duke analizuar faktorë si klima, temperatura dhe përhapja.

Kërkimi për lakuriqë nate po bëhet në Los Baños në provincën Laguna të Filipineve. Ekologjisti Phillip Alviola shpjegon për “The Guardian” se po përpiqen të kuptojnë cilët janë koronaviruset e tjerë që kanë potencial për të kaluar nga kafsha te njeriu. “Nëse e njohim virusin dhe origjinën e tij, atëherë do të jemi në gjendje ta izolojmë gjeografikisht”, thotë ai. Rreziku i këtij kërkimi qëndron në faktin se disa prej lakuriqëve mund të jenë të infektuar. Për këtë arsye, të gjithë pjesëmarrësit janë të veshur me kostume mbrojtëse.

The post Gjuetarët e lakuriqëve të natës luftojnë pandeminë e radhës (FOTO) appeared first on KOHA.

---- ----
-----