Ballina Lajme nacionale Gjobitet Komuna e Prishtinës

Gjobitet Komuna e Prishtinës

12
SHPËRNDAJE

Komuna e Prishtinës është gjobitur.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), i ka shqiptuar gjobë autoritetit kontraktues, Komunës së Prishtinës, në shumë prej 5 mijë eurove.

Në një vendim të marrë para një dite nga OSHP, thuhet se kjo gjobë i shqiptohet komunës për mos zbatim të urdhëresës së Panelit Shqyrtues, lidhur me një tender që ka të bëjë me “Furnizim i shportave të xhepit dhe ulëseve, të iniciuar nga Autoriteti Kontraktues-Komuna e Prishtinës.

“I shqiptohet gjobë, autoritetit kontraktues Komuna e Prishtinës në shumë prej 5,000.00 (pesë mijë euro), për mos zbatim të urdhëresës së Panelit Shqyrtues. Mos respektimi i akteve juridike të nxjerra nga OSHP, detyron OSHP që të veproj në pajtim me nenin 105 paragrafi 2 e LPP-së”, thuhet në këtë vendim.

Këtë gjobë, Komuna e Prishtinës detyrohet që të paguaj në afat prej 15 ditëve në xhirollogarinë e OSHP-së.

Në këtë vendim, po ashtu, OSHP ka njoftuar se është anuluar aktiviteti i prokurimit me titull “Furnizim i shportave të xhepit dhe ulësve”, të iniciuar nga Autoriteti Kontraktues dhe lënda kthehet në rivlerësim.

Paneli shqyrtues ka konstatuar Komuna e Prishtinës nuk i ka zbatuar vendimet e OSHP-së, aktetet juridike dhe nuk ka zbatuar ligjin.

-----