Ballina Sport Gjimshiti: Mbrojtjen e kemi përmirësuar, shiriti i kapitenit është krenari

Gjimshiti: Mbrojtjen e kemi përmirësuar, shiriti i kapitenit është krenari

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Bashkë me mesfushorin Amir Abrashi, në konferencën për shtyp të Kombëtares u paraqit edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti. Ky i fundit është duke zhvilluar paraqitje fantastike me Atalantën në Serinë A dhe Europë, ndërsa së fundi është shndërruar në një lider edhe në prapavijën e kuqezinjve.

Në konferencën për shtyp Gjimshiti deklaroi se Shqipëria ka elementët e duhur për të interpretuar skemën 3-5-2, teksa tregoi edhe emocionet e përjetuara me shiritin e kapitenit në krah në ndeshjen ndaj Lituanisë.

Mbrojtja duket reparti më i fortë dhe i kompletuar te Shqipëria?

Besoj se në dy ndeshjet e fundit nuk kemi patur shumë probleme te mbrojtja. Mendoj se atë repart e kemi përmirësuar shumë. Si me Bjellorusinë, ashtu edhe me Lituaninë, nuk kemi pësuar shumë raste kundër. Me Lituaninë ishte një gabim individual që vendosi ndeshjen, por jemi në rrugën e duhur, pasi kemi lojtarë me cilësi.

Ju jeni njohës i mirë i skemës 3-5-2. A i ka Shqipëria lojtarët e duhur për këtë rreshtim?

I kemi lojtarët për këtë sistem. Është e vërtetë që kam luajtur me 3 veta për disa vite tek Atalanta, por nuk besoj se lojtarët e tjerë e kanë problem këtë skemë. Mendoj se është rreshtimi i duhur dhe mund të bëjmë mirë.

Ndaj Lituanisë mbajtët edhe shiritin e kapitenit. Si u ndjetë në fushë?

Ishte krenari. Nuk ishte ndeshja që prisja, pasi nuk shkoi ashtu siç duhej për ne, por është një gjë shumë e bukur të luash me shiritin në krah.

Shumë fytyra të reja në grumbullim këtë herë…

Është një gjë që ka ndodhur edhe vitet e tjera. Ka shumë talente shqiptarë, të cilët i kemi parë edhe në stërvitje, por kanë shumë rrugë dhe është puna jonë që t’i mbështesim.

A është Shqipëria nën presion për të marrë pikët e plota?

Më mirë të kesh presion sesa jo. Megjithatë më mirë ta harrojmë atë ndeshje me Lituaninë, sepse tani kemi Kazakistanin dhe pastaj të merremi me ta.

Sa e vështirë është me kaq mungesa?

Është e vështirë, por është një situatë e keqe si për klubet, ashtu edhe për kombëtaret. Megjithatë është një situatë kur rregullt duhen zbatuar dhe kur vendos FIFA e UEFA, nuk kemi çfarë të flasim më.

Një parashikim për Maqedoni e Veriut – Kosovë?

Uroj që të fitojë Kosova.

---- ----
----
----- ----
-----