Ballina Sport Gjilani nis zyrtarimin e largimeve, largohen dy ish-ë të Superiores

Gjilani nis zyrtarimin e largimeve, largohen dy ish-ë të Superiores

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Gjilani ka nisur lëvizjet në dalje dhe Darko Nikac dhe Ivan Fustar janë të parët që largohen. Të dy kanë luajtur më parë edhe në Superiore. Malazezi për 6 muaj veshi fanellën e Teutës, kurse kroati ka qenë pjesë e Flamurtarit dhe Kamzës.

NJOFTIMI – “Sport Club Gjilani, me anë të kësaj komunikate, njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Darko Nikaç dhe Ivan Fustar. Mbyllja e bashkëpunimit 3 javë para mbylljes së kampionatit vjen pasi që dyshja futbollistëve kishin pësuar dëmtime.

Pas ekzaminimeve mjekësore, rezultoi se ata kishin mbyllur kampionatin dhe kësisoj klubi mbylli bashkëpunimin me ta. Ivan Fustar ishte bashkuar me klubin verën e kaluar, ku ishte pjesë e skuadrës për një edicion, kurse Darko Nikaç, klubit tonë i ju bashkua në “merkaton” e dimrit të vitit 2020.

Sulmuesi ishte pjesë e suksesit të vitit të kaluar, ku skuadra mori pjesë në kualifikimet e Europa Ligës, me ç’rast kishte realizuar golin debutues në garat europiane për skuadrën tonë, në fitoren 3 me 1 përballëDark Tree Pennes në San Marino.

Klubi i falënderon futbollistët për kontributin e tyre sa ishin pjesë e skuadrës sonë dhe ju uron suksese në vazhdimin e karrierës së tyre në futboll”, shkruhet në njoftimin e Gjilanit, bërë në rrjetet sociale. /abcnews.al

The post Gjilani nis zyrtarimin e largimeve, largohen dy ish-ë të Superiores appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----