Ballina Lajme nacionale Gjilani ka aktualisht 69 raste aktive me COVID-19

Gjilani ka aktualisht 69 raste aktive me COVID-19

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, nën kryesimin e drejtorit të Shëndetësisë, Selami Xhemaili.

Sipas njoftimit të komunës, në këtë takim është vlerësuar si lajm i mirë trendi i rënies së numrit të infeksionit në Gjilan, derisa është apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve për bartjen e maskave, distancën sociale dhe higjienën personale.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit është kjo: 1023 të infektuar në total, 910 të shëruar plotësisht, 69 raste aktive, 19 të hospitalizuar, 44 të vdekur dhe 30 mostra në pritje.

The post Gjilani ka aktualisht 69 raste aktive me COVID-19 appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----