E ardhmja e Mërgim Pefqelit mund të jetë larg Prishtinës.
Heroi i shumë ndeshjeve të vendosura me gol në minutat e fundit, është në bisedime me Gjilanin dhe Llapin.
Gazeta Olle mëson se të dy skuadrat kanë nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit dhe në ditët në vijim mund të arrihet marrëveshja.
Mesfushori sulmues i Prishtinës kishte shënuar gol në minutat e fundit ndaj Llapit e Gjilanit, ndeshje që e lanë në luftë për titull skuadrën më të madhe në vend.