Ballina Lajme nacionale Gjilan: Monument i Joseph R. “Beau” Biden III

Gjilan: Monument i Joseph R. “Beau” Biden III

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Monumenti eshte vendosur para objektit të UBT-së

Para objektit të UBT-së, në Gjilan, sot është shpalosur monumenti i djalit të ndjerë të presidentit të SHBA-ve, Joseph R. “Beau” Biden III, iniciativë kjo e ndërmarrë nga Komuna e Gjilanit.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka vlerësuar lartë veprën dhe figurën e tij, teksa e ka falënderuar atë për kontributin e tij si ushtar dhe në ndërtimin e një sistemi ligjor.

“Sot e replikojmë edhe monumentin e Joseph R. “Beau” Biden III, të cilin e kemi vendosur në rrugën Gjilan-Ferizaj. Ai në Kosovë la solidaritet dhe përkushtim, luftoi për lirinë në Kosovë dhe ndihmoi ndërtimin e shtetit”, është shprehur Haziri.

Ndërkaq, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, e ka vlerësuar lartë kontributin e Joseph R. “Beau” Biden III, për mbështetjen e madhe që ai i dha Kosovës, gjithmonë në shërbim të drejtësisë dhe lirisë.

“Vlerësojmë lartë kontributin dhe veprën e Beau Biden në fushën e drejtësisë. Ai padyshim që është një prej amerikanëve që ka bërë shumë për Kosovën, sidomos në periudhën e pas luftës, duke na ndihmuar në ndërtimin e sistemit ligjor. Andaj, vepra dhe kontributi i tij dhënë për Kosovën, nuk duhet harruar asnjëherë”, ka thënë rektori Hajrizi./21Media

The post Gjilan: Monument i Joseph R. “Beau” Biden III appeared first on RTV21.

---- ---- ----
-----