Ballina Lajme nacionale Gjest i madh, djaloshi i vogël dhuron kursimet e tij për një...

Gjest i madh, djaloshi i vogël dhuron kursimet e tij për një familje të goditur nga tërmeti

15
SHPËRNDAJE

Banorët e Shqipërisë ende nuk e kanë marrë veten nga tragjedia që pësuan ditë më parë.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, në Shqipëri shumë familje mbetën të pastrehë, sepse iu shkatërruan shtëpitë.

Në ndihmë të tyrë, u bashkuan shqiptarë nga e gjithë bota, shkruan Indeksonline.

Madje, edhe shumë fëmijë i dolën në ndihmë bashkëmoshatarëve të tyre.

Erion Veliaj, ka shpërndarë një video, teksa ishin në Vaqarr në ndihmë të familjes Nozlli, një fëmijë i quajtur Ajki Nurka i dha kursimet e tij në ndihmë të familjes.

“Janë kursimet e mia, është dhuratë nga ana ime”, kishte thënë djaloshi.

Ndërsa, i pari i Tiranës, djaloshin e quajti engjëll.