Ballina Lajme nacionale Gjermania dhe Franca nuk ndalen, thirrje Kosovës për formimin e qeverisë së...

Gjermania dhe Franca nuk ndalen, thirrje Kosovës për formimin e qeverisë së re

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Gjermania dhe Franca nuk ndalen, thirrje Kosovës për formimin e qeverisë së re

Gjermania dhe Franca, pavarësisht se fitorja e Albin Kurtit nuk është certifikuar, vijojnë të bëjnë thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës dhe për zgjedhjen e presidentit.

Thirrja e ambasadorit gjerman Jorn Rohde, është bërë në Twitter. “I urojmë qytetarët e Kosovës, Albin Kurtin, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin për rezultatin në zgjedhje. Ne bëjmë thirrje për një formim të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhje të Presidentit, sapo të finalizohet rezultati,” shkruan Rohde.

Ambasadori deklaroi se Gjermania dhe Franca do të mbështesin reformat, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohë që theksoi edhe njëherë rëndësinë e vazhdimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë dhe integrimit evropian të dy vendeve.

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë. Vjosa Osmani ka qenë kandidate e listës së Vetëvendosjes për presidente.

Rezultatet janë ende preliminare, pasi kanë mbetur pa u numëruar votat nga diaspora, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 14 shkurtit, qytetarët kanë votuar në 888 qendra të votimit me 2,382 vendvotime.

Gjermania dhe Franca nuk ndalen, thirrje Kosovës për formimin e qeverisë së re
Ornela Celpica

---- ----
----
----- ----
-----