Ballina Lajme Bota/Rajoni Gjendje e vështirë edhe në Krujë, banorët detyrohen të rrijnë në kasollet...

Gjendje e vështirë edhe në Krujë, banorët detyrohen të rrijnë në kasollet e bagëtive

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Tërmeti në Shqipëri përveç viktimave ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Gjashtë banesa në fshatin Rraze të malësisë së Krujës janë shkatërruar nga tërmeti. Ndërkohë, disas të tjera janë me dëme të pjesshme.

Abcneës.al mëson se banorët kalojnë netët në kasollet e bagëtive, ndërsa nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga bashkia dhe institucionet.

Banoret e prekur nga tërmeti apelojnë për ndihmë, ata kërkojnë që institucionet të kthejnë sytë nga ta dhe nga zonat e varfra të malësisë së Krujës, të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme.

Kujtojmë se tërmeti i fortë i 26 nëntotit shënoi tragjedinë më të madhe në vend në dekadat e fundit, ku 51 persona mbetën të vdekur, ndërsa mijëra banesa janë shembur.

Zonat më të prekura janë Durrësi, Thumana, Laçi, por edhe rrethinat.

---- ----
----
-----
-----