Ballina Lajme nacionale Gjendja e pakënaqshme në arsim, kërkohet seancë e jashtëzakonshme

Gjendja e pakënaqshme në arsim, kërkohet seancë e jashtëzakonshme

13
SHPËRNDAJE

Po kërkohet një seancë e jashtëzakonshme.

Grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dorëzuar sot kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se LVV dhe LDK kanë kërkuar seancë lidhur me gjendjen në sistemin arsimor të Kosovës në të gjitha nivelet dhe vendimet e MASHT-it.

“Të shqetësuar lidhur me përgatitjet për vitin e ri shkollor, nga problemet e vazhdueshme që nuk po marrin përgjigje, problemet e reja që po hasen prej kurrikulës së parashkollorit, te tekstet e reja dhe te gjendja në Këshillin për cilësi, si dhe nga mosvendosja në rendin e ditës të interpelancës me Ministrin e Arsimit, deputetët nënshkrues e thërritën këtë seancë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftim.

Dy subjektet opozitare kanë kërkuar që kjo seancë e jashtëzakonshme të mbahet të enjten, më 27 qershor ora 11:00

-----