Ballina Lajme Bota/Rajoni Gjendja dramatike në Itali, mjekët nga Kuba “marrin në dorë” situatën (FOTO)

Gjendja dramatike në Itali, mjekët nga Kuba “marrin në dorë” situatën (FOTO)

33
SHPËRNDAJE

Italia shënoi dje një tjetër ditë të zezë, ku numri i viktimave u rrit me 743 persona. Ndryshe nga çfarë pritej, situata në vend duket se nuk po shkon drejt përmirësimit.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se duke nisur nga sot një grup një 52 mjekësh dhe infermierësh nga Kuba do të menaxhojnë situatën në një spital fushor të ngritur nga ushtria në Cremona.

Spitali ka 32 shtretër, të gjithë me oksigjen, tre reparte të kujdesit intensiv, si dhe një dhomë me radiografi të specializuar.

Qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte aprovoi dje dhe një vendim tjetër që sanksionon me gjobë nga 400 deri në 3 mijë euro, ata që nuk respektojnë rregullat e karantinës.

“Është akoma shpejt për të bërë parashikime për fundin e kësaj emergjence, por do të dalim nga kjo situatë. Dhe kjo do të ndodhë falë angazhimit të të gjithëve”, shprehet kryeministri Italian.

-----