Ballina LifeBizare Gjendet pas 20 vitesh mburoja e zhdukur e Garibaldit, arkitekti e kishte...

Gjendet pas 20 vitesh mburoja e zhdukur e Garibaldit, arkitekti e kishte fshehur në shtëpinë e tij!

10
SHPËRNDAJE

E zhdukur prej 20 vjetësh, skulptura e famshme, e njohur si “mburoja e Garibaldit” ka dalë në dritë në një shtëpi të Romës atëherë kur nuk e priste askush. Policia e gjeti në banesën e një arkitekti.

Mburoja e zbukuruar prej bronzi ka qenë një dhuratë që banorët e Sicilisë I bënë Giuseppe Garibaldi, i cili luajti një rol të jashtëzakonshëm në luftën për bashkimin e Italisë italian dhe konsiderohet si një nga “baballarët e kombit” në vendin fqinj.

Ajo është krijim i Antonio Ximenes, babai i skulptorit të njohur Ettore Ximenes. Mburoja, me një diametër prej 118 cm dhe peshon rreth 50 kg, iu dorëzua Garibaldit në Romë.

Nga aty, iu besua Muzeve Capitoline, të cilat e transferuan më pas në muzeun e Risorgimentos, lëvizja për bashkimin e Italisë, nga ku u zhduk përpara dy dekadash. Policia tani po heton për të parë sesi përfundoi kjo vepër e vyer në shtëpinë e arkitektit.

Garibaldi tërhoqi vëmendjen e botës në 1860-tën pasi pushtoi Siçilinë me 1.000 vullnetarë të armatosur lehtë, të njohur si “këmishat e kuqe“. Ata mundën 12,000 trupa napolitane, morën ishullin dhe më pas, të vendosur për të unifikuar vendin, morën Napolin dhe e vazhduan më tej fushatën e tyre për bashkim.

-----