Ballina Lajme nacionale Gjendet pa shenja jete brenda banesës 57-vjeçarja, dyshimet e policisë

Gjendet pa shenja jete brenda banesës 57-vjeçarja, dyshimet e policisë

91
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Gjendet pa shenja jete brenda banesës 57-vjeçarja, dyshimet e policisë

Një trup pa shenja jete është gjetur në banesën e saj në Prizren të hënë pas mesditës, rast që është cilësuar si vdekje e dyshimtë nga Policia e Kosovës.

Viktima është një femër e lindur në vitin 1964 dhe sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, mendohet që vdekja është natyrale.

Osmanollaj u shpreh se me urdhër të prokurorit, turpi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Një grua e lindur në vitin 1964 është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, emergjenca e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetimet rajonale të policisë dhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Nuk janë vërejtur shenja apo elemente dhune dhe mendohet se vdekja është natyrale”, tha Osmanollaj.

Gjendet pa shenja jete brenda banesës 57-vjeçarja, dyshimet e policisë
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----