Ballina Lajme nacionale Gjendet një revole në koshin e plehrave në afërsi të lokacionit ku...

Gjendet një revole në koshin e plehrave në afërsi të lokacionit ku ndodhi vrasja

87
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Një vrasje ka ndodhur në rrugën “Bashkim Fehmiu” të Prishtinës, të shtunën rreth orës 12:00.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se dy personat kanë qenë në të njëjtën veturë, derisa nga prapa njëri ka shtënë me armë tek personi tjetër.

Nga koshi i pleharave policia ka nxirrur një revole.

“Pak me tutje nga vendi i ngjarjes rreth 100- 150 metra nga aty, në një kosh plehrash, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet të jetë arma e përdorur nga i dyshuari”, ka thënë Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për portalin rtv21.tv.

Borovci tutje ka bërë të ditur se është bërë edhe gjurmimi dhe kërkimi për prova dhe evidenca të cilat ndërlidhen me rastin në një perimetër më të gjerë të hapësirës ku ka ndodhur ngjarja.

Ai për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur se Policia ka kryer një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit, por i njëjti nuk është gjetur aty./21Media

The post Gjendet një revole në koshin e plehrave në afërsi të lokacionit ku ndodhi vrasja appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----