Ballina Lajme nacionale Gjendet një person pa shenja jete në Ferizaj

Gjendet një person pa shenja jete në Ferizaj

14
SHPËRNDAJE

 

Në mëngjesin e së martës një person pa shenja jete është gjetur në Ferizaj.

Polica e Kosovës kanë njoftuar se është duke u hetuar vdekja e të ndjerit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se në lokacionin e lartëcekur viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thuhet në raport./21Media

The post Gjendet një person pa shenja jete në Ferizaj appeared first on RTV21.

-----